Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia rivendos masat kundër koronavirusit

Nga dita e diel, më 3 janar, në Greqi do të rivendosen masat kufizuese kundër koronavirusit. Masat do të jenë në fuqi për një javë ku do të mbyllen sallonet e floktarisë, libraritë dhe disa dyqane të tjera që ishin hapur para Festës së Krishtlindjes, tha Qeveria greke të shtunën.

Shumica e dyqaneve ishin të mbyllura gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar në Greqi, por në prag të festave të fundvitit, u lehtësuan disa masa dhe u mundësua rihapja e disa bizneseve.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas gjatë një adresimi televiziv, bëri të ditur se nga 3 janari, ora policore do të nisë nga ora 21:00 – një orë më herët sesa ishte më parë.

Pestas tha se këto masa kanë për qëllim që të mundësojnë rihapjen e shkollave më 11 janar.

Greqia nisi vaksinimin kundër koronavirusit të ri javën e kaluar. Ky shtet, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, ka regjistruar 139,447 raste me koronavirus. Prej tyre, 4,881 pacientë kanë vdekur.

Postime të ngjashme

Çfarë pritet pas tërmeteve që tronditën Greqinë, paralajmërimi i sizmiologut!

S.B.

Sanksionet nga SHBA, Moska paralajmëron: Do t’i befasojmë së shpejti

S.B.

Pamje: Blindohet Bagdadi, Papa Françesku pritet me nderime të larta në Irak

S.B.

Ekspertët e OBSH pritet “të copëtojnë” raportin e përkohshëm në Wuhan

S.B.

Universiteti turk: Vaksina Sinovac e Kinës 83.5% efektive

Z H

CMG-ja: Çfarë po pret bota nga “Dy Sesionet” e Kinës?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...