Agjencia Zhurnal.mk

Greqia rrit masat e sigurisë, pas sulmit amerikan kundër gjeneralit iranian

Për përballimin e një rreziku të mundshëm të përshkallëzimit edhe më të madh të konflikteve në Lindjen e Mesme pas vrasjes së gjeneralit Iranian Kasem Sulejmani në Bagdad, Greqia e ndodhur pranë kësaj zone të nxehtë, ka marrë masa të rrepta orët e fundit.

Megjithëse nuk përfshihet në listën e vendeve që Irani do të donte të hakmerrej për vrasjen e Sulejmanit, Athina zyrtare ka urdhëruar menjëherë që Ambasada Amerikane në Bulevardin “Mretëresha Sofia”, të kryeqytetit të ruhet më mirë se kurrë, ashtu si edhe Ambasada Izraelite, apo edhe kompani të interesave nga të dy vendet. Kryeministri Izraelit Netanjahu ndërpreu vizitën e tij dy ditore në Athinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazjellësin Eastmed dhe u largua menjëherë në Tel Aviv, ku sapo zbriti nga avioni ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj SHBA në aktin e tyre ndaj komandantit Iranian.

“Ashtu si Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, Shtetet e Bashkuara kanë pikërisht të njëjtën të drejtë. Qassem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e qytetarëve amerikanë dhe shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm. Ai po planifikonte më shumë sulme të tilla. Presidenti Trump meriton të gjitha kreditet pasi veproi me shpejtësi, forcë, vendosmëri. Izraeli mbështet Shtetet e Bashkuara në luftën e tyre të drejtë për paqen, sigurinë dhe vetëmbrojtjen” thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministri i Izraelit.

Ndërkohë sipas gazetës greke Kathimerini trupat amerikane në bazën më të madhe të tyre në Greqi, në Sude të Kretës janë në gjendje të lartë gatishmërie.

Pas një lajmërimi në twitter që ju bë pas sulmit ndaj Solejmanit qytetarëve amerikane që të largohen nga Iraku dhe të pezullohen procedurat e përditshme në Ambasadën Amerikane në Bagdat, katër helikopterë ushtarake të tipit Osprey (CV-22B) dhe dy avionë transportues C-130, kanë mbërritur nga baza Mildenhall e Anglisë që të jenë në gatishmëri për transportin e qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak nëse do të jepet urdhri për largimin e tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...