Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia: S’ka bisedime me Turqinë pa e tërhequr anijen eksploruese

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka thënë se Greqia nuk do të zhvillojë bisedime me Turqinë në lidhje me shfrytëzimin e burimeve natyrore në Mesdhe pa u tërhequr anija eksploruese “Oruc Reis” nga ujërat e kontestuara.

“Për aq gjatë sa anija Oruc Reis është në zonë, ne nuk do të mbajnë kontakte për eksplorim me Turqinë”, tha ky zëdhënës për Radio Skai-n.

Të hënën, Greqia tha se vendimi i Ankarasë për të dërguar anije afër ishullit grek, Kastellorizo, është eskalim i madh dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen në rajon, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Turqia e kishte tërhequr muajin e kaluar këtë anije nga ujërat e kontestuara. Ky vendim ishte marrë para samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin u diskutua për sanksione ndaj Turqisë.

Në këtë samit, Bashkimi Evropian tha se nëse Turqia i vazhdon operacionet në rajonin e Mesdheut Lindor, sanksionet kundër këtij shteti mund të vendosen në dhjetor.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...