Greqia do të ketë një prani ushtarake në ishujt Gavdos dhe Othonos (ky i fundit shumë pranë Shqipërisë), për shkak të përshkallëzimit të provokimit turk.
Sipas një artikulli të gazetës “Ta Nea”, ushtria greke krijoi një postë ushtarake në Gavdos, gjatë verës, ndërsa plani parashikon edhe krijimin dhe funksionimin e një poste ushtarake edhe në ishullin Othonos.
Në Gavdos, posta me një kapacitet prej 9 personash, u ngrit vetëm një javë pas urdhrit të Gjeneral Lejtnant Charalambos Lalousis.
Qëllimi është prania e fortë e ushtrisë në pjesët kyçe dhe strategjike të vendit.
Radari në Gavdos do të jetë në gjendje të kontrollojë zonën në një thellësi prej 30 km.