Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë

Në vendimin e bërë para pak në Fletoren Zyrtare, Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro-grek.

Pra deri në datën 30 shtator, nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria.

Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe test negativ për COVID-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos, duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit,mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me COVID-19.

Aktualisht numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri, ka arritur në 310 persona. /TCH/

Postime të ngjashme

Veliaj: Ne nuk kemi paramilitarë që vrasin njerëz

S.B.

Edi Rama: Ftesa për Bashën nuk ishte për bashkëqeverisje

N E

Edi Rama: “Nëse nuk arrijmë që të sigurojmë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm, largohem nga politika”

N E

Lulzim Basha: Ngjarja e Elbasanit nuk do të ndodhte sikur të funksiononin institucionet

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

KQZ: Gjithçka është gati për zgjedhjet e 25 prillit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...