Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Greva e ‘Albcontrol’, pezullohen fluturimet në Rinas! Deri nesër nuk ka ulje-ngritje avionësh, kullat janë pa kontrollorë

Fluturimet në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë pezulluar pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë pezulluar punën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Kjo do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill.

Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën për shkak të pagave të tyre, stresit në punë dhe kërkojnë zgjidhje të kontratës. Balluku sot nuk arriti t’i bindë për një marrëveshje, dhe kjo ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha fluturimeve siç njofton edhe Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, ICAO.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...