Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Greva e Albcontrol, reagon ashpër Rama: Sabotimi s’do tolerohet, organizatorët do të kallzohen penalisht

Fluturimet në Aeroportin e Nënë Tereza janë pezulluar nga greva e punonjësve të Albcontrol.

Bëhet me dije se 65 punonjës të kësaj kompanie janë duke zhvilluar një protestë të heshtur, e si pasojë, nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh deri në orën 10:00 të datës 8 prill, pasi nuk ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Ndërkohë, lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, ai shkruan se sabotimi i aktivitetit në Aeroportin “Nënë Tereza” nuk do të tolerohen.

Ndër të tjera ai thotë protesta po përdoret politikisht që të pengohet ardhja e vaksinave në vend.

Ndër të tjera, Rama shkruan se organizatorët do të përballen me ligjin.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...