Griezmann i gatshëm të largohet nga Barcelona nëse i kërkohet zvogëlimi i pagës

Antoine Griezmann raportohet se është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë verë.

 

Sulmuesi francez nuk është në planet e Ronald Koeman dhe mund të shitet në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Griezmann ka bërë të ditur se ai do të largohet nga Camp Nou, nëse i kërkohet zvogëlimi i pagës.

Chelsea dhe Manchester United, janë dy skuadrat më të interesuara, mirëpo duhet t’i ofrojë rreth 400 mijë euro në javë, aq sa fiton te skuadra kataluanase.

Francezi refuzon të heq dorë nga paga e tij dhe kështu mendojnë edhe një pjesë e madhe e lojtarëve në klub.

Barcelona duhet të shesë disa lojtarë dhe të zvoglojë pagat, në mënyrë që të mund të regjistrojë lojtarët e transferuar.

Griezmann e di se do të mund të kalonte te njëra prej skuadrave angleze me një pagë të tillë, andaj edhe është i hapur për t’u larguar.

Related posts

Mund t’ju ketë ikur, Danny Ings ka shënuar tashmë ‘golin e sezonit’ në Ligën Premier

D V

Fury pozitiv me COVID, shtyhet përballja e tretë me Wilderin

Z H

E konfirmon Nuno Espirito se Ndombele do të largohet, e ardhmja e tij mund të jetë te Roma

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com