Agjencia Zhurnal.mk

Grimeri Mario iu del në ndihmë stafit mjekësor në Amerikë

Vetëm duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit mund të dalim nga kjo pandemi.

Figura nga fusha të ndryshme po japin ndihmën e tyre maksimale për vijën e parë të frontit në kë luftë me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Grimeri Mario përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se ka dërguar një numër të madh të maskave për mantelbardhët në New York vendin i cili është kthyer në një vatër e këtij virusi.

“Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi @element_packaging për të parë se çfarë mund të bëjmë. Sot ne dhuruam qindra maska në @montefiorehealthsystem në Bronx, një spital që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska të fytyrës në @mountsinainyc dhe Spitalit Universitar të Brooklyn. Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju” shkruan Mario në postimin e lëshuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...