Agjencia Zhurnal.mk

Grip apo koronavirus? Silva Bino sqaron rastet me simptoma gjatë periudhës janar-shkurt

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino iu përgjigj pyetjes nëse koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në janar apo shkurt, atëherë kur edhe ka pasur shumë të sëmurë në vend që thonë se kishin të njetjat simptoma apo shenja.\

Bino nuk lë vend për aludime dhe sqaron se në atë periudhë ka qarkulluar gripi i zakonshëm.

“Në janar-shkurt kurba e përhapjes së gripit ka qënë e pritur, nuk ka pasur dyndje. Ne kemi bërë analiza dhe nuk ka pasur lidhje fare me koroanvirusin. Ne nuk kemi asgjë të pazakontë për momentin, ne po mundohemi që ta kemi kurbën e prekjeve nga Covid 19 më të zbutur. Të mos e kemi si Italia e si Spanja”,- tha ajo.

Bino sqaroi ndër të tjera se, “Ne po masim atë që quhet intervali serial, pra koha e fillimit të sëmundjes së një rasti drejt fillimit të shenjave me një kontakt të këtij rasti, sa më shuëm të largohet kjo ne kemi më pak të sëmurë. Transmetureshmeria apo intervali serial janë disa elemente që po i masim. Deri tani kemi disa të dhëna dhe duket sikur intervali i transmetueshmërisë është ulur. Ne duam të gjurmojmë sa më shumë persona të dyshuar apo të mundshëm, këtu qëndron e gjithë puna jonë në terren”,- tha ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...