Agjencia Zhurnal.mk

Gripi dhe Covidi, çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë. Flet mjeku italian: Bazohem në fakte, jo mbi hipoteza!

Shumë njerëz po flasin pa pushim për koronavirusin e ri COVID-19, mes tyre plot mjekë të profileve të ndryshme, përfshirë epidemiologë. Por ajo që vërehet është se shumë pak përputhen me realitetin i cili duket të jetë në evoluim dhe po nxjerr bllof parashikime nga më të ndryshmet.

Dhe ajo që të zhgënjen më shumë është se pjesa më e madhe e dështimit vjen nga OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë për të cilën paguan çdo vit e gjithë bota, përfshirë vendi ynë.

Fillimisht u tha se maskat nuk duhen mbajtur, muaj më pas i rekomanduan dhe së fundi i bënë me detyrim.

Plot herë thanë se me të nxehtin e verës virusi do të zhdukej, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por mbi 80 për qind e të infektuarve janë dy muajt e fundit.

Tani po trumbetohen turli lloj hipotezave për vjeshtën dhe dimrin duke dhënë parashikime të zymta, duke folur shumë për përzierjen e virusit COVID-19 me ato të gripit.

Massimo Galli, është drejtor i sëmundjeve infektive në Spitalin “Luigi Sacco” në Milano, Itali. Ndryshe nga plot të tjerë, prof Galli preferon të flasë mbi fakte dhe jo mbi hipoteza apo perceptime.

Dr. Gallo shpjegon se koronavirusi është në gjendje të bëjë xhiron e botës dhe të rikthehet sërish të infektojë çfarëdo lloj vendi sa herë t’i teket.

“Prej muajsh vras mendjen se çfarë mund të ndodhë, duke u munduar të mbështetem vetëm mbi fakte dhe jo mbi hamendësime, – shprehet Massimo Galli. – Dëgjoj të thonë që nuk është e sigurt që do të ketë me patjetër një valë të dytë infektimesh në shtator. Unë mendoj, ndërkohë, që kjo sëmundje nuk është aspak e ngjashme me gripin. Ajo përhapet në mënyrë krejt tjetër. Përgjegjës në 80 përqind të rasteve të virusit janë vetëm 10 përqind e të infektuarve aktualë.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...