Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gripi sezonal, vaksinat vijnë pas dy javësh

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Vaksina e gripit sezonal do të jetë e gatshme pas dy javësh. Kjo për shkak se kompania e autorizuar për blerjen nga Franca u vonua me furnizimin. Mbi 40 mijë vaksinat priten të arrijnë në fund të javës së parë të Nëntorit, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup. Drejtori i këtij institucioni tha se vonesat u bënë që nga porositja e vaksinave sepse kërkesa është rritur në nivel botëror dhe prioritet kanë vendet e BE-së. Stojanov tha se telashe do të kenë edhe me qytetarët që do të grumbullohen për t’i marrë vaksinat pa mbajtur distancë, gjë e cila mund të rrezikoj në përhapjen e virusit korona.

“Gjatë viteve të kaluara, vaksinimin e kemi filluar pothuajse gjithmonë në fund të tetorit dhe fillimi i nëntorit. Vitin e kaluar vaksinimi i u bë më 6 nëntor. Zakonisht kemi filluar afërsisht në këtë javë. Puna jonë është përfunduar plotësisht, tenderët, dokumentacioni, të gjitha kanë përfunduar. Tani presim furnizuesi, EUGER, që të na furnizojë me vaksinat edhe për tanët për shfrytëzim komercial edhe për ato pa pagesë që i porosit Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Aleksandar Stojanov, Drejtor i QSHP-Shkup

Postime të ngjashme

Ku u “zhdukën” mërgimtarët? Numri i të regjistruarve nuk po lëvizë

Z H

Zaev: Të hyrat nga dogana tejkaluan pritshmëritë tona

B L

Maqedoni/ Deri tani nga covid janë infektuar gjithsej 2738 fëmijë deri në moshën 9 vjeçare

Z H

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Z H

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...