Gripi sezonal, vijon të mbetet i lartë numri i të prekurve, mjekja: Ka simptoma të shumta, i domosdoshëm trajtimi i duhur

nga Xh M

Gripi i stinës prej disa javësh ka prekur një numër të konsiderueshëm qytetarësh të grupmoshave të ndryshme.

Për shkak të problematikave që janë shfaqur nga gripi sezonal, shumë prej të prekurve, kanë kërkuar trajtim tek mjeku i familjes apo pranë urgjencës.

Mjekja Klodeta Grosha thotë se simptomat e gripit janë të shumta dhe është e domosdoshme të merret trajtimi i duhur.
Në vendin tonë nuk ka pasur fatalitete për shkak të gripit, por sipas mjekes Grosha, rastet e vdekjes në nivel global nuk kane qenë të pakta.

Pneumologia Klodeta Grosha rikujton se duhet një kujdes i shtuar nga grupet me ndjeshmëri më të lartë ndaj viruseve, siç janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More