Agjencia Zhurnal.mk

Griselda Geci: “Autizmi nuk zgjedh”

Griselda Geci Edukatore Speciale dhe Rehabilitatore

(Drejtuese e programit terapeotik në Qendrën e autizmit “Fluturo për Jetën“- Tetovë)

BiMedia: Dimë që keni studiuar Edukim Special dhe Rehabilitim, si lindi dëshira që të ndiqnit këtë rrugë profesionale?

-Zakonisht në përfundim të gjimnazit të gjith jemi me nga pak dilema lidhur me profesionin që duam të kemi. Është mosha ku nga njëra anë janë dëshirat dhe pasionet tona dhe nga ana tjetër janë ndikimet e jashtme sidomos të familjes. Le të themi që një dorë të mirë në këtë vedim`marrje e ka dhënë motra ime Jona . Por është fakt që dëshira dhe durimi për tu marë më fëmijët është pjesë e natyrës time. Krahas studimeve të larta në drejtimin Edukim Special dhe Rehabilitim , paralelisht kam ndjek edhe shkollën e mjeksisë për Fizjoterapi (kuptohet në Tetovë, pasi gjimnazin e përgjithshëm e kam kryer në Tiranë), i kam ndjekur të dyja drejtimet paralelisht sepse këta fëmijë shpesh herë kanë edhe probleme me motorikën dhe sigurish që sa më i kompletuar të jesh në studime, aq më efikase bëhet edhe puna me ta. Tani që punoj c`do ditë me këta fëmijët (deri para periudhës së izolimit kuptohet) të spektrit të autizmit dhe jo vetëm, gjithnjë e më shumë bindem që kam marë vendimin e duhur, sepse e dua punën që bëj dhe s`do ta ndërroja me as një profesion tjetër.

BiMedia: E përmendët punën e përditshme me fëmijët e spektrit të autizmit, ju në fakt drejtoni programin terapeotik në Qendrën e autizmit “Fluturo për Jetën“ në Tetovë, ku jeni edhe vet terapiste. Si është një ditë në qendër, si është organizimi i punës tuaj aty?

Ne kemi një fat të madh për faktin që qendra jone të cilën e kemi bashkë me motrën, bashkëpunon më Qendrën Rajonale të Autizmit –Tiranë dhe falë këtij bashkëpunimi unë kam ndjekur specializimin aty për 4 muaj ku jam certifikuar për ABA-terapi. Pikërishtë këtë terapi e aplikojmë edhe në qendrën tonë në Tetovë. Tani jemi në periudhë “izolimi“ por një ditë në qendër ëshë një ditë e “rrëmujshme“ sepse c`do orë kemi fëmijë që hynë dhe dalin nga oraret e tyre të terapive. Terapia është 1 orë cdo ditë dhe janë terapi individuale , dhe 1 herë në javë është terapia në grup. Fëmijët bëjnë vlerësimin në Tiranë nga një staf profesionistësh të cilët përcaktojnë edhe terapitë individuale të c`do fëmije që më pas i zbatojmë ne në qendrën tonë. Është punë sigurisht që ka vështirësitë por edhe kënaqësitë e veta, c`do sjellje e përmirsuar, s`do fjalë e re e mësuar tek këta fëmij është një emocion i jashtëzakonshëm për secilën nga ne terapistet që punojmë me ta.

BiMedia: Meqënëse jemi në kohë pandemije. Si e keni përjetuar ju situatën me Covid 19?

Nëse flasim personalisht sigurisht që është një periudhë jo e këndshme, sepse sado të kesh nevojë për pushim, prap kaq shumë ditë në kushte izolimi bëhen të bezdisshme për tu tejkaluar. Po nëse flasim për fëmijët kjo është një periudhë shumë e vështirë dhe që i komplikon goxha gjërat. Sepse jo në pak raste këta fëmijë mund të kenë edhe regresion në ecurinë e tyre, me ndërprejen e terapisë për një kohë të gjatë dhe për më tepër në kushte izolimi total. Tani ata kanë një izolim të dyfishtë, njërin që ua shkakton autizmi dhe që është një “izolim “ i spektrit që i pengon ata në krijimin e mardhënjeve sociale dhe ilozimi i dytë është ai i hapsirës pasi duhet të rrinë brënda dhe largë nga rutina e tyre , shkollë, kopsht, terapi, etj.Ky është një dëm që do të na kushtoj kohë për ta rikuperuar.

BiMedia: Duke qëndruar tek  ndikimi nga kjo situatë , si po e menaxhoni (dmth a bëni mësime online ose mënyrë tjetër)?

-Fatkeqësisht këta fëmijë duke qënë se kanë probleme më specifike e kanë të pamundur të marin terapinë “online“. Nuk është njësoj si me fëmijet e tjerë pa probleme në zhvillim ku mësimi “online“ mund të realizohet me të gjith problematikat e veta por që gjithsesi mund të zhvillohet në një rrjedhë normale. Përshkak të problemeve që ata kan është e pamundur të mbash seanca nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ata janë fëmijë që lëvizin vazhdimisht, kanë mungesë koncentrimi, kanë sjellje nga më të ndryshmet, gjë që është e pamundur të punohet në distancë .

BiMedia: Në fund të kësajë interviste do të donim një një mesazh për të gjithë edhe për prindërit e këtyre fëmijëve por edhe për shoqërinë në tërsi?

-Ne sapo e kaluam 2 Prillin që njihet si dita Botërore e Autizmit dhe në faktë mesazhet sensibilizuese kan qënë të shumta. Ajo që do të theksoja unë si terapiste që punoj me këta fëmijë ështe që prindërit tu kushtojnë më shumë kohë dhe vemëndje. Sa më pak teknologji në duart e tyre dhe sa më shumë komunikim. Identifikimi i hershëm dhe trajtimi i hershëm janë censi i suksesit për zhvillimin e këtyre fëmijëve, c`do fshehje apo vonim vetëm sa e rëndon situatën. Persa i përket shoqërisë, duhet të jemi sa më pak paragjykues për familjet dhe prindërit që hasen me këto probleme, sepse “Autizmi nuk zgjedh“.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...