Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Grozdanova: Në tërësi jemi të gatshëm për vaksinat e “Fajzer” dhe për procesin e vaksinimit

Shkup, 12 shkurt – Shteti ynë tashmë disa muaj po përgatitet për një nga ndoshta operacionet më të mëdha, jo vetëm te ne, por edhe në nivel botëror, e ajo është logjistika rreth arritjes dhe shpërndarjes së vaksinave dhe aplikimit të tyre dhe ne jemi në tërësi të gatshëm që t’i pranojmë vaksinat, theksoi kryetarja e Komitetit për Imunizim, prof.dr. Aleksandra Grozdanova sonte në televizionin “Sitel” ku ishte mysafire.

Ajo potencoi se për shkak të paralajmërimeve për ardhjen e vaksinës Fajzer që në dhjetor të vitit të kaluar, sistemi ynë shëndetësor është i gatshëm edhe në pjesën e ruajtjes së tyre.

“Janë siguruar disa frigoriferë në minus 70, prej të cilëve njëri është tashmë në Qendrën Klinike, të tjerët janë stacionuar në shtëpitë e shëndetit përgjatë shtetit dhe janë vendosur procedura komplete standarde sa i përket ruajtjes së tyre, shpërndarjes dhe aplikimit”, tha Grozdanova.

Kryetarja e Komitetit për Imunizim informoi se punonjësit medicinal nga ekipet e vaksinimit, kanë kaluar dy trajnime virtuale dhe dy trajnime në të gjallë, me qëllim që procesi i vaksinimit të realizohet sipas të gjitha standardeve të cilat i kërkon një proces i tillë.

“Ministria e Shëndetësisë, përfshirë edhe grupin kombëtar teknik të punës, është vazhdimisht në kontakt me të gjitha mekanizmat e mundshme përmes të cilëve po tentojmë t’i furnizojmë vaksinat. Pritej se një produkt i tillë delikat siç janë vaksinat, në mesin e të cilëve edhe vaksina Fajzer, të kërkojë kushte speciale për ruajte dhe shpërndarje dhe vetë prodhuesi të jetë në një nivel shumë të lartë të monitorimit të gjithë situatës. Por, të njëjtën gjë e kërkon edhe një shtet i cili do ta marrë atë vaksinë”, theksoi Grozdanova.

Ajo tha se nga vetë fillimi iu ishin theksuar të gjitha kërkesat, të cilat “Fajzer” si prodhues, por edhe trupat tanë rregullatorë, Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Ilaçeve, i kërkojnë.

“Në atë segment jemi përgjigjur komplet sa i përket gatishmërisë sonë. Në mënyrë shtesë, ishim monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe u bë një vlerësim i kapacitetit tonë dhe ishim vlerësuar si komplet të përgatitur”, theksoi kryetarja e Komitetit për Imunizim.

Lidhur me gatishmërinë e personave mjekësorë për t’u përgjigjur nëse paraqiten reagime të padëshiruara nga vaksinat, prof. dr. Grozdanova thotë se kjo procedurë është e obligueshme për çdo medikament, përshirë këtu edhe çdo vaksinë edhe atë, siç thotë Grozdanova, me vite të tëra Agjencia e barërave MALMED, në mënyrë të detajuar e udhëheqë.

“Në Agjenci është formuar një ekip, i cili përgjigjet vazhdimisht në bazë ditore ndaj të gjitha këtyre kërkesave. Kolegët tanë, të cilët punojnë në pjesën e farmakovigjilencës janë të njoftuar me të gjitha procedurat. Mënyra e paraqitjes jo vetëm tek ne, por edhe në nivel internacional edhe në sistemin e “Fajzerit” dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilat e monitorojnë, është me qëllim që të kemi vaksinim të sigurt. Atë që e kemi parë këto një muaj e gjysmë, pasi filloi vaksinimi në vendet e tjera është se numri i reagimeve të padëshiruara është vërtetë minimal. Por, është shumë e rëndësishme kjo të jetë e vërejtur, monitoruar dhe paraqitur deri tek autoritetet. Besoj se sistemi ynë i cili ka funksionuar edhe deri më tani, do t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, nënvizoi Grozdanova.

Ajo edhe njëherë potencoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Për vaksinën e “AstraZenekas”, e cila duhet të mbërrijë tek ne përmes mekanizmit KOVAKS, tha se nuk vihet në pikëpyetje siguria e saj, por se vaksina është dëshmuar si më pak efikase tek mutacioni jugoafrikan i SARS-Kov-2 dhe tek personat mbi 65 vjeç, krijon 60 për qind mbrojtje, që sipas profesoreshës, është e mbrojtje e mjaftueshme. Por, siç theksoi, “AstraZeneka” është dëshmuar si shumë efikase tek personat me alergji për dallim prej vaksinës së “Fajzerit” dhe “Modernas”, të cilat tek një numër i vogël i personave me alergji kanë shkaktuar efekte të padëshiruara.

Prof. Dr. Grozdanova rekomandoi që personat të cilët kanë alergji të konsultohen me mjekun amë cilën vaksinë ta marrin.

Gjendjet me sëmundjet autoimune, gjithashtu, janë gjendje të cilat duhet të monitorohen me vigjilencë. Gjithashtu, edhe çfarëdo gjendje shëndetësore, tek e cila sistemi imunitar preket në njëfarë mënyre, do të thoshte vonesë, por në asnjë mënyrë kundërindikacion për marrjen e vaksinës”, thotë profesoresha.

Ajo theksoi se vaksinat sigurojnë imunitet prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Postime të ngjashme

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...