Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Grozdanova: Presim që Maqedonia e Veriut vaksinën kundër Covid-19 ta marrë në fillim të vitit 2021

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – “Maqedonia e Veriut do ta marrë vaksinën kundër COVID-19 që do të regjistrohet e para nëpërmjet mekanizmit Kovaks. Kjo realisht pritet të ndodh në muajt e parë të vitit 2021”.

Këtë e tha profesoresha Aleksandra Grozdanova nga Fakulteti Farmaceutik pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, e cila gjithashtu është kryetare e Komitetit për Imunizim.

Ajo tha se marrëveshja me mekanizmin Kovaks, që e ka nënshkruar vendi, parasheh sasi prej 800 mijë vaksinave, gjegjësisht dy doza për gjithsej 400 mijë njerëz.

“Fillimisht parashihet vaksinim i grupeve të rrezikuara, siç janë punonjësit shëndeëtsor, të sëmurët kronikë dhe popullsia më e vjetër. Më pas planifikohen blerje shtesë të vaksinave për popullsinë tjetër”, tha Grozdanova.

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...