GRU-ja ruse kishte dhunuar disa ushtarë, ngriten aktakuza kundër dy komandantëve

Në lindje të Rusisë janë inicuar disa raste kundër komandës së një njësie të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU). Ata vazhdimisht kishin dhunuar disa ushtarë në forma të ndryshme.

Siç raporton për mediet ruse njëri nga themeluesit e Organizatës për të Drejtat e Njeriut “Gulagu”, Vladimir Osechkin në krahinën e Khabarovskit, dy raste penale janë ngritur kundër komandantit të një njësie të GRU-së dhe zëvendësit të tij, të cilët kanë përdhunuar rekrutët në një mënyrë çnjerëzore.

“Kemi pranuar disa dokumente, një prej të cilave është publikuar. Këto janë dokumente për përdorim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat japin detaje rrethanat e një numri të përdhunimeve të kryera në kompaninë e 78-të, me theks të veçantë të GRU-së”, thotë Osechkin.

Major Oleg Panov dhe kapiten Aleksandar Yerushevich

Në këto dokumenta thuhet se më 21 shtator 2021, prokurori hapi një çështje penale për tri krime të kryerja, si veprimeve seksuale në një formë të shthurur me përdorimin e dhunës dhe shpërdorim të detyrës i zyrtare.

“Është hapur rast kundër komandantit të kompanisë së 78-të dhe zëvendësit të tij, këta janë major Oleg Panov dhe kapiten Aleksandar Yerushevich”, njofton ai.

Sipas këtij materiali, krimet ishin kryer në rajonin Ussuriysk, në vendin e njësive të brigadës së 14-të të forcave speciale të GRU-së ruse. 

Related posts

Biden emëron Thomas Knids ambasador të SHBA-së në Izrael

Redaksia

Kaseta e njohur edhe si “pee tape” që tregon Trumpin me dy prostituta në Moskë ka gjasa se ekziston, thotë ish-spiuni britanik

D V

OBSH ngre alarmin për vaksinimin e vendeve të varfëra: Bota po dështon

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More