Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Gruaja amerikane e takon për herë të parë foshnjën e saj pas gati tre muajsh, u detyrua ta kryente lindjen në koma pasi ishte me COVID-19

Gati tre muaj pasi Kelsey Townsend solli në jetë fëmijën e saj të katërt, gruaja 32-vjeçare në Wisconsin më në fund doli ballë për ballë me të.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, vogëlushja Lucy, tani me sy të ndritshëm, ia shkrepi buzëqeshjen së ëmës.

“Përshëndetje. Unë të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty”, i tha Kelsey Townsend, vogëlushes.

Townsend ishte në në një koma induktive si pasojë e COVID-19 kur lindi Lucyn përmes prerjes cezariane më 4 nëntor, jo shumë kohë pasi shkoi në Spitalin “SSM Health Saint Mary” në Madison.

Ajo më pas i kaloi 75 ditë të jetës së saj në oksigjeno-terapi.

Më në fund, ajo u takua me Lucyn më 27 janar – ditën kur Kelsy u lirua nga Spitali Universitar në Madison.

“Ne u lidhëm menjëherë kur u takuam. Ajo ma dha një buzëqeshje të madhe dhe më shikoi sikur e dinte saktësisht kush isha dhe kjo më bëri të ndihesha kaq e lumtur”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

Pas fotos së ëmbël të ditëlindjes së George fshihet pikëllimi i Kate Middleton

D V

Shikoni mirë dhe zbuloni nëse keni një çrregullim të rrezikshëm!

D V

Fotot e dasmës; Mbesa e Dianës martohet me milionerin 62-vjeçar

D V

Zbulohen për herë të parë sekretet e bërthamës së Marsit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...