Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gruaja e Aleksi Navalny, Julia Navalnaya, u largua nga Rusia

Julia Navalnaya, gruaja e Alexei Navalny, një politikan opozitar i dënuar me burg në Rusi, është larguar nga Rusia për në Gjermani.

Kështu njofton Reuters, duke u bazuar nga burimet e lajmeve Interfax, sipas të cilës, Julia Navalny është nisur nga Moska, aeroporti Domodedovo, për në Fraknfurt, transmeton RTKLive.

Ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar nga Yulia Navalny, si dhe Fondacioni Navalny nuk ka komentuar ende këtë çështje.

Bëhet e ditur se Yulia Navalny ishte me Alexei Navalny, kur ky i fundit u dërgua në Gjermani për mjekim, në gusht, pasi u bë një përpjekje për ta vrarë atë.

Më tej njoftohet se çifti qëndroi në Gjermani për katër muaj dhe u kthye në Moskë. Alexei Navalnyi u arrestua në kontrollin e pasaportës dhe u dënua me burg absolut në fillim të shkurtit. Yulia Navalnya gjithashtu është arrestuar të paktën dy herë.

Yulia Navalny dhe Alexei Navalny kanë dy fëmijë, që të dy po studiojnë jashtë vendit.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...