Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gruaja e Gold Ag publikon foton e djalit në njëmujorin e tij

Sot një muaj Gold Ag dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Gueril.

Ndërkaq ky emër u diskutua gjatë dhe reperi vendosi që të shpjegonte edhe domethënien e tij.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold Ag.

Sot Gueril ka bërë 1 muaj që nga ardhja në jetë dhe bashkëshortja e reperit ka postuar një foto, në të cilin shihet Gold Ag i shtrirë në krevat përkrah vogëlushit. Babë e bir shfaqen me fytyrë përballë njëri-tjetrit, ndërkohë që reperi duket se e ka shijuar në maksimum këtë moment.

Vogëlushi im 1 muaj”, ka shkruar Ermira përkrah fotos.

Postime të ngjashme

Bebe Rexha publikon këngën e re “Sacrifice”

S.B.

“Zemra jote është e pastër”, Nicola Peltz uron 22-vjetorin e lindjes së Brooklyn Beckham

S.B.

Dhurata Dora josh me paraqitjen nga vaska: E dua verën

S.B.

Rita Ora shpërndan imazhe nga studio, derisa përgatitet për pjesën e dytë të mini-albumit “Bang”

S.B.

Pakujdesi i Bella Hadid ndaj flokëve, shihet duke u shëtitur në Paris

S.B.

“Goat”, albumi nga Fero shumë shpejt lansohet në treg

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...