Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gruaja e Mijallkovit infektohet me koronavirus, anulohet seanca për rastin “Target-Fortesa”

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, në Gjykatën Penale është anuluar seanca e sotme për rastin “Target Fortesa”.

Avokati në seancën e sotme deklaroi se bashkëshortja e Mijallkovit ishte infektuar me koronavirus, por që edhe vetë Mijallkov ka simptoma.

Një ekip mjekësor tashmë ka kryer kontrolle shtëpiake dhe ka konstatuar se Mijallkov ka temperaturë të lartë dhe koll të thatë dhe se tashmë po merr terapi adekuate.

Sipas avokatit Ljupço Shvrgovski, Mijallkov sot pasdite do të bëj test për Covid-19.

Ndryshe në seancën e sotme duhej të dëshmojë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...