Kuriozitete

Gruaja e zhdukur prej dy vitesh gjendet duke notuar në det

Zhurnal Ads

Një grua e cila ishte shpallur e zhdukur për dy vite, është shfaqur krejt rastësisht duke notuar në brigjet e Kolumbisë.

Sipas britanikes “Daily Mail”, gruaja humbi çdo kontakt me familjen rreth dy vite më parë, ndërsa këta të fundit nuk mësuan kurrë se çfarë ndodhi me të, transmeton Shqip.

Ajo u gjet rreth një milje larg bregut në afërsi të qytetit Puerto Colombia. Gruaja nga Amerika Latine, e identifikuar si Angelica Gaitan, 46-vjeçe, u gjet nga peshkatari Ronaldo Visbal. Në momentin që u gjet, 46-vjeçarja ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, e paraqiste shenja të theksuara hipotermie.

Ndërkohë ende nuk dihet se ku ka qëndruar ajo përgjatë dy viteve dhe si përfundoi më pas në det, mirëpo mësohet se autoritetet janë në dijeni të ngjarjes dhe tashmë kanë nisur një hetim.

Postime të ngjashme

Gjendet në Vjenë molla e vjetër 4.000-vjeçare

S.B.

Prindërve iu tha se nuk do të mund të ecte, 7-vjeçari ngjitet në malin më të lartë në Britani

admin

Zbulimi i NASA-s në Hënë: Çfarë do të thotë në të vërtetë gjetja e ujit?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...