Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer

Maskat e fytyrës janë bërë natyrale kohët e fundit, saqë disa njerëz e kanë të vështirë të mbajnë mend kur t’i heqin ato.

Kur Lesley Pilgrim, 25 vjeç, kishte nevojë për një fotografi të re për patentën e shoferit, ajo erdhi në zyrën e ID e mbuluar në mënyrë të përshtatshme për t’u mbrojtur nga virusi.

Por ajo kishte harruar të heqë maskën teksa u fotografua.

Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte një foto të dytë, transmeton Telegrafi.

Vetëm një javë më vonë, kur dokumenti i ri mbërriti, Lesley kuptoi se ata kishin shtypur foton e parë.

ID-ja mund të jetë e vlefshme, por autoritetet në Orange County, California, i kanë kërkuar asaj të kthehet për një foto tjetër falas.

Lesley tha: “Në fillim, thjesht e shikoja. U desh pak kohë për tu përpunuar. Pastaj fillova të mendoj, oh zot, si studente e drejtësisë kjo nuk mund të jetë e ligjshme. Nëse unë ia jap këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rremë dhe unë do të kem telashe”.

Pavarësisht se ishte e shqetësuar se dokumenti i saj mund të mos ishte i ligjshëm, Lesley e ka përdorur atë me sukses dy herë ndërsa pret një të ri.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...