Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Gruaja – kjo shtyllë e familjes dhe njerëzimit

Një kaptinë në Kuranin Famëlartë emërtohet me emrin ” En Nisaa'” – Kaptina e Grave”. Sa shumë shpesh përmendet në Kur’anin Famëlartë, ku ajo definohet si lulja më e bukur e gjinisë njerëzore, edhe ate, si fëmijë shumë e dashur, e zgjuar, intelegjente, e komunimikimit; si bashkëshorte që edukon dhe ngrit familje të shëndoshë; si nënë që mbi gjithçka donë fëmijët e saj për të qene të mirë në shoqëri; si pjesë kyçe në zhvillimin e jetës shoqërore, fetare, kulturore, arsimore, etj..


Islami para 14 shekujsh definoi statusin e plotë të saj si personalitet, e barabartë në të drejta dhe obligime konform natyrës së saj të krijimit. Në të njejtën kohë definoi obligimet e mashkullit ndaj gruas. Respekti ndaj nënës është rruga drejt Xhennetit; respekti ndaj bashkëshortes është respektues i denjë i kontratës hyjnore të bashkëshortësisë islame; kujdesi ndaj femrës garanton xhennetin; me edukimin dhe profesionalizimin e saj kryen obligimin dhe emanetin e shenjtë nga i madhi Zot.

Andaj, edhe kjo ditë që i kushtohet festës së gruas, nënës, vajzës – 8 Marsi – le të jetë një ditë e inspirimit për të ngritur femrën, gruan në piedestalin më të lartë të edukimit dhe profesionalizimit të përgjithshëm, për të arritur te ajo që thotë Kur’ani se gruaja është shtyllë e familjes dhe shoqërisë.

Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Postime të ngjashme

“TË LUFTOSH SI FEMËR”

Z H

Kush e financon lëvizjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe në trojet tjera etnike nën sundime të huaja?

Z H

Мë shumë varfëri se bamirësi

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...