Agjencia Zhurnal.mk

Grubi: Kërkojmë të bëhet narko-test për çdo deputet dhe funksionarë publik

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi paralajmëroi se do të ngritin iniciativë për një “Veting”, gjegjësisht një kontrollë për çdo deputet apo funksionarë publik siç janë gjykatës dhe prokurorë, për kontrollë në lidhje me përdorimin e narkotikëve, por edhe pjesmarje në krim dhe korrupcion, përcjellë Zhurnal.
“Ne këtë iniciativë e fillojmë nga radhët tona të BDI-së dhe dëshirojmë që ta propozojmë në Kuvend, por presim dhe mbështetje nga sektori qytetar dhe mediat. Çdosecili që kryen funksion publik duhet të bëjë këtë test dhe ne presim mbështetje nga të gjithë që janë të sinqert”, tha Grubi.
Ai nuk deshi të përgjigjet nëse Pavle Bogoevski duhet të braktisë vendin e punës si deputet, por përsëriti se për BDI-në është e papranueshme terminologjia “Fshesë” sepse nuk është e dinjitetshme për njerëz.
Sa i përket bisedimeve për ndryshime të funksionarëve nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së, Grubi tha se nëse ka diçka në këtë drejtim, mediat do të njoftohen me kohë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...