Gruevski: Asnjëherë nuk kam menduar se duhet të ndryshojmë emrin

nga Xh M

Shkup, 20 qershor – Pas deklaratave të ish-kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, se nëse nuk do të ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, do të kishte pasur presion ndaj Greqisë që ta njohë Republikën e Maqedonisë me atë emër, ka njoftuar në rrjetet sociale ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski.

Ai ka shkruar se asnjëherë nuk ka qenë pro ndryshimit të emrit dhe se pretendimi i tij është vërtetuar i saktë.

“Shumë njerëz thanë se nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të pranonim propozimin grek për ndryshimin e emrit, historisë dhe identitetit. Nuk e kam menduar kurrë.

Këto ditë, kryeministri grek Tsipras, gjatë kohës së të cilit qeveria maqedonase e udhëhequr nga Zaev ndryshoi emrin, identitetin dhe historinë nën diktimin grek, njoftoi se nuk ishte e vetmja zgjedhje për të pranuar atë që Z. Zaev dhe N. Dimitrov na u servir si e vetmja rrugëdalje dhe për atë arsye ata bënë përndjekjen më të madhe politike në historinë e Republikës së Maqedonisë.

Vetë Tsipras tha se nëse nuk do të na e ndryshonin emrin, atëherë do të duhej të na pranonin në NATO me emrin e atëhershëm kushtetues Republika e Maqedonisë”, ka shkruar Gruevski në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More