Agjencia Zhurnal.mk

Gruevski bëhet me 2 avokatë të rinjë në rastin “Talir 2”

Shkup, 21 nëntor – Zhurnal.mk – Ish kryeministrin Nikolla Gruevski në seancat e ardhshme për rastin “Talir 2” do ta mbrojnë dy avokatë, informon Zhurnal.

Avokatët e deritanishëm Donçe Nakov dhe Elenko Millanov nuk morën autorizim të ri, me çka ish kryeministri tanimë është në duart e dy avokatëve të rinjë.

Me kërkesë të gjykatëses Daniella Aleksovska Stojanovska, përshkak se lënda ka qenë e madhe, kryetari i Gjykatës Ivan Xholev ka lejuar dy mbrojtës dhe atë avokatët Goran Krakinski dhe Sasho Hristovski Lipski.

Edhe kur u krijuan kushtet të fillojë debati kryesor, që në fillim u anulua seanca përshkkak se i akuzuari Kirill Bozhinovski kishte ardhur në Gjykatë pa letërnjoftim, me çka nuk mundeshte t’i vërtetohet identiteti. Gjykatësi dha pauzë dhe Bozhinovski e solli letërnjoftimin.

Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Kirill Bozhinovski.

Të akuzuarit kanë ilegalisht kanë fituar 507.164.424 denarë për partinë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...