Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”

nga D V

Shkup, 30 shtator – Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.

Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.

Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë rast.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More