Kosovë

Grumbullohen rreth 800 persona në Pejë, intervenon policia

Zhurnal Ads

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Pejë janë grumbulluar rreth 800 persona, duke mos respektuar masat për parandalimin e COVID-19.

Policia bën të ditur se ka intervenuar duke shpërndarë masën, kurse pronarët e lokaleve janë shoqëruar në stacionin policor, transmeton Telegrafi.

“Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion ku ishin të grumbulluar 600 rreth 800 persona kryesisht të moshës se re. Aty nuk ishte duke u respektuar masat për parandalimin e Covid-19. Policia ka shoqëruar në stacion policor pronarët e lokaleve si dhe kanë bërë shpërndarjen e masës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan

admin

Hoti dhe Vuçiq të hënën në Bruksel

admin

Haxhi Shala në Gjykatën Speciale mbrohet në heshtje

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...