Agjencia Zhurnal.mk

Grup i ri i masave pas festave të 1 Majit, analizat në vijim

Shkup, 22 prill – Nuk dua të prejudikoj për grupin tjetër të masave sepse nuk është çështje vetëm e vullnetit politik të Qeverisë. Të gjitha vendimet që marrim bazohen në rekomandimet e profesionistëve, epidemiologëve dhe Komisionit për sëmundje infektive, tha kryeministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media onlajn.

Ai përkujtoi se para pak kohe ka njoftuar se do të fillojmë me lehtësimin e masave pas festave të një majit dhe ky qëndrim praktikisht është i Qeverisë, që do të thotë miratim i masave të cilat ngadalë por me siguri e kthejnë jetën në normalitet.

“Kjo nuk do të ndodhë menjëherë, nuk do të jetë tani dhe menjëherë, por masa që nuk do të kontribuojnë në asnjë moment në kthimin e pandemisë. Nuk do të kontribuojnë në rrezikimin e shëndetit dhe jetës së njeriut. Pra, sot kemi miratuar këto masa që janë të kombinuara – mbajtja e pajisjeve mbrojtëse do të ndikojë në rritjen numri të orëve në të cilat qytetarët mund të lëvizin. Nuk do të doja të prejudikoj grupin tjetër të masave sepse nuk është vetëm vullneti politik apo i qeverisë. Masat tona, të gjitha vendimet që marrim bazohen në profesion, bazohen në epidemiologë, bazohen në Komisionin e sëmundjeve infektive. Pra, me kohë ne do të analizojmë të gjitha propozimet që do të vijnë nga Komisioni dhe në bazë të kësaj do t’i marrim masat hap pas hapi. E vetmja gjë që qytetarët duhet të dinë është se çdo vendim që marrim do të jetë në interes të qytetarëve dhe shtetit, çdo vendim që marrim do të jetë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, tha Spasovski i pyetur nëse është duke menduar që pas festave të një majit edhe për hapjen e vendkalimeve kufitare dhe aeroportet.

Sa i përket masave në fushën e ekonomisë dhe vlerësimet e FMN-së që këtë vit na pret  rënie prej katër për qind, ndërkaq rritja e radhës e ekonomisë prej shtatë për qind, Spasovski sqaroi se përparësia e Qeverisë në këtë krizë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por është gjithashtu e rëndësishme të ndihmohet në pjesën e ekonomisë, t’u ndihmohet kompanive dhe punëtorëve t’i ruajnë vendet e tyre të punës.

Ai informon se sot përmes lidhjes së konferencës ka biseduar me drejtorin e BERZH, për linjat, për pakon për solidaritet të cilat ata i ofrojnë si mbështetje për projektet edhe të vetëqeverisjeve lokale, edhe bashkësive lokale.

Për atë nëse vendi bënë analiza për humbjet në turizëm dhe cilat janë planet, Spasovski potencoi se turizmi është një ndër degët i cili më shumë është prekur nga kriza dhe në përgjithësi kjo ka të bëjë edhe për tërë masat e reja të cilat do ta përfshijnë edhe këtë degë ekonomike për shkak uljes të dënimeve të kriza e koronës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...