Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Grupet e mbrojtjes së natyrës: “Aeroporti i Vlorës rrezikon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë”

Grupet e mbrojtjes së natyrës i kanë apeluar qeverisë së Shqipërisë ta anulojë vendimin për ndërtimin e aeroportit, që sipas tyre, do të dëmtonte rëndë ligatinat në perëndim të vendit.

Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve.” Qeveria ka lancuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës 140 km në jugperëndim të Tiranës në vlerën 86 milionë Euro. “Një investim i tillë do të shkaktojë zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, theksohet në deklaratën e koalicionit të organizatave mbrojtëse të natyrës.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo. Duke iu referuar zyrtarëve lokalë si dhe banorëve të zonës, qetësia e krijuar për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit ka bërë që të vërehet një rritje e popullsisë së flamingove në Lagunën e Nartës në rreth 3000 syresh. Kjo tregon, se laguna është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e shpendëve.

Organizatat e mjedisit thonë, se konstruktime të tilla në këtë zonë bien ndesh me konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Koalicioni i organizatave të mbrojtjes së natyrës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, që ta anulojë ndërtimin e aeroportit, sepse kjo mund të shkatërrojë mjedisin e zonës duke shkaktuar zhvendosjen e shumë specieve. Grupi paraljamëron, se fluturimi i avionëve në këtë hapësirë mund të “ketë pasoja tragjike” për shkak të përplasjeve me një numër të madh të shpendëve.

Postime të ngjashme

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...