Agjencia Zhurnal.mk

Grupet që mbështet Irani dërguan 300 terroristë në Idlib

Grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani kanë dërguar rreth 300 terroristë si përforcime në zonën e de-eskalimit të konfliktit në Idlib të Sirisë ku janë grumbulluar forcat e regjimit të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kolona me pjesëtarët e grupeve terroriste hyri në zonën e Halepit Perëndimor, e cila ndodhet brenda zonës së de-eskalimit të konfliktit, thanë burimet lokale.

Mbrëmë nga Elbukemal, pranë qytetit Dier ez-Zor është nisur autokolona me rreth 300 terroristë. Në autokolonë janë vërejtur automjete të blinduara dhe lloje të ndryshme të armatimit të rëndë dhe të lehtë.

Deir ez-Zor është një rajon i pasur me naftë në Siri që u çlirua nga terroristët e DEASH-it në nëntor të vitit 2017 nga forcat e Asadit me mbështetjen e aleatëve rusë dhe pro-iranianë. Ky është një rajon me popullsi kryesisht arabe-suni.

Ky është gjithashtu një rajon më grupet terroriste pro-iraniane që luftojnë brenda forcave tokësore të regjimit të Asadit. Këto janë grupe të huaja terroriste nga Irani, Iraku, Libani, Afganistani dhe Pakistani dhe ato janë nën komandën e pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në zonën e kontrolluar nga këto grupe pro-iraniane ata kryejnë veprimtari edukative dhe kulturore dhe hapin objekte fetare, të ashtuquajturat “huseinije”, në të cilat përhapen besimet shiite.

Një pjesë e Deir ez-Zor në bregun lindor të Eufratit është okupuar nga organizata terroriste e YPG/PKK-së e mbështetur nga SHBA-të.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!