“Grupi 4iG” shpreh interes për të analizuar kushtet për hyrjen në tregun e telekomunikimit

nga Xh M

Shkup, 6 gusht – Ka mbërritur letër me qëllime nga “Grupi 4iG”. Operatori ka shprehur interes për të analizuar kushtet për hyrjen në tregun e telekomunikimit në vend dhe për ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse”, njoftoi Qeveria.

Siç informoi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në seancë qeveritare, iniciativa është në përputhje me strategjinë e “Grupit 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të shërbimeve të telefonisë celulare dhe fikse, ministri i Transportit informoi se është marrë një letër me qëllime nga operatori i “Grupit 4iG”. Ky i fundit është operatori i dytë më i madh i telekomunikimit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në industrinë e hapësirës dhe mbrojtjes. Në vitin 2022, “Grupi 4iG” zgjerohet në tregjet e telekomunikimit të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri duke nisur markën e vet të telekomunikimit – ONE, bën të ditur shërbimit për media i Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More