Agjencia Zhurnal.mk

Grupi i Kumanovës kërkon hetim ndërkombëtar

Shkup, 16 maj – Me një minutë heshtje për të rënët e grupit të Kumanovës në “lagjen e trimave”, ka filluar seanca gjyqësore në gjykatën e Apelit në Shkup, për rastin e Kumanovës.

Gjykimi ka filluar me atmosferë të dhunshme dhe me revoltë të theksuar nga ana e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.

Ata nuk e lejuan gjykatësen të flet në gjuhën maqedonase.

Grupi i Kumanovës i është drejtuar në gjuhë shqipe gjykatëses: Flisni shqip, këtu është Shqipëri, Ju jeni ardhacakë këtu , ka thënë Val Zekaj nga Grupi i Kumanovës, duke mos lejuar gjykatësen të flet. Ai u përkrahë edhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit të Kumanovës.

Me kërkesën për hetim ndërkombëtar dhe me atmosferë të tensionuar të akuzuarit për rastin Lagja e Trimave lëshuan seancën gjyqësore. Kërkesat e tyre i lexuan para trupit gjykues ndërsa i akuzuari Valdet Zekaj dhe Genc Sefaj ishin më të zëshmit.

Kërkesat e tyre janë në fotografitë më poshtë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...