Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Grushti i shtetit , ushtria formon Këshillin e ri qeverisës të Mianmarit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara organizoi një mbledhje urgjente të martën për të folur rreth grushtit të shtetit në Mianmar. BBC shkruan se Kina e ka bllokuar me veto deklaratën e përbashkët të 5 vendeve anëtare të Këshillit për ta dënuar marrjen e pushtetit nga ushtria në vendin kufitar me Kinën.

Kina ka paralajmëruar se sanksionet ose presioni ndërkombëtar do t’i përkeqësonte gjërat në Mianmar.

Pekini ka luajtur për një kohë të gjatë rol në mbrojtjen e vendit nga vëzhgimi ndërkombëtar. Fqinji sheh vendin si të rëndësishëm ekonomikisht dhe është një nga aleatët më të afërt të Mianmarit – shkruan BBC. Më herët, krahas Rusisë, ajo e ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur Myanmarin nga kritikat në Kombet e Bashkuara për shtypjen ushtarake të pakicës myslimane të popullsisë Rohingya.

Përpara nisjes së bisedimeve në Këshillin e Sigurimit, e Dërguara Speciale e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner, dënoi me forcë marrjen e pushtetit nga ushtria. Ajo tha se ishte e qartë se “rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe” për partinë e nobelistes Suu Kyi.

Edhe vendet e G7-ës kanë reaguar për rastin duke thënë se ndihen “thellësisht të shqetësuar” ndërsa kanë bërë thirrje për kthimin e demokracisë në vend.

“Ne i bëjmë thirrje ushtrisë që menjëherë të përfundojë gjendjen e jashtëzakonshme, të rivendoset në pushtet qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike, të lirohen të gjithë të ndaluarit padrejtësisht dhe të respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, thënë në një deklaratë të përbashkët Amerika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.

Pas grushtit të shtetit të së hënës, ushtria që mori në dorë qeverinë ka bërë publik një këshill të ri qeverisës që përfshin tetë gjeneralë dhe drejtohet nga Gjenerali Min Aung. Kjo është një strukturë e ngjashme me atë që kishte Myanmar për rreth 50 vjet, deri në 2011-ën.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...