Agjencia Zhurnal.mk

Guardiola: De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se ai ka mesfushorin më të mirë në botë pasi trajnon belgun Kevin De Bruyne.

Belgu fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga shoqata e futbollistëve profesionit në Angli, pavarësisht se City nuk fitoi Ligën Premier në sezonin e fundit.

De Bruyne bëri plot 20 asistime në sezonin e fundit në Ligën Premier, duke treguar edhe njëherë që është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Fantazisti është lojtari kryesor i Cityt pasi ata kërkojnë të fitojnë përsëri kampionatin dhe më në fund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Është vet trajneri Guardiola, i cili ka thurë elozhe për lojtarin e tij, duke e cilësuar si mesfushori më i mirë në botë.

“Ai është një lojtar ‘masterklas’, një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë në jetën time”, ka thënë fillimisht Guardiola në një dokumentar të ri në lidhje me karrierën e De Bruyne.

“Tani për tani, ai është më i miri. Tani për tani, në pozicionin e mesfushës, ai është më i miri”, përfundoi trajneri i Cityt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...