Guardiola dëshiron transferimin e Kalvin Phillips

Manchester City ka nisur edicionin e ri në Ligën Premier, ku synimi i tyre është ta mbrojnë titullin e kampionit.

 

Por për ta bërë një gjë të tillë, Pep Guardiola e di se duhet ta përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij.

Tekniku spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të ketë transferime të reja në afatin kalimtar të janarit, kryesisht në repartin e mesfushës.

Ylli anglez i Leeds United, Kalvin Phillips ka përfunduar në listën e dëshirave të Pep Guardiolës.

Raportimet e fundit në Angli thonë se City po përgatitë një ofertë për transferimin e lojtarit në Etihad Stadium gjatë janarit.

Mesfushori defensivë ka shkëlqyer me fanellën e Leeds, ku tani është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja e Anglisë.

Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin, derisa besohet se Leeds do ta lejoj largimin e tij nëse paguhet shuma prej 50 milionë eurove.

Related posts

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

D V

Buffon zbulon arsyen e vetme pse i tha jo Barcelonës

Z H

Skuadra më e mirë e PSG në histori: Plot 33 lojtarë të regjistruar dhe një formacion i frikshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com