Erling Haaland shënoi për Manchester Cityn në fitoren 2-0 kundër Chelseat. Me golin në Stamford Bridges, Haaland shkoi në kuotën e 91 golave me fanellën e Cityt.
Haaland tani është përfshirë drejtpërdrejt në 106 gola në 100 paraqitje për Manchester Cityn.
Këto janë shifra marramendëse nga sulmuesi i madh norvegjez, dhe kjo ka bërë që Pep Guardiola ta krahasoj atë me Lionel Messin.
“91 gola në 100 ndeshje për Erling Haaland janë numrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët kontrolluan pesëmbëdhjetë vitet e fundit”, tha Guardiola.
“Nuk e di si e bën këtë; të shënosh 91 gola në 100 ndeshje në këtë vend është e pabesueshme”, shton Guardiola.
24-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2022 nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro dhe sot vlerësohet si sulmuesi qendror më i miri në botë.