Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Guardiola i gatshëm të hapë qesen për Lukakun

Trajneri i Man. Siti, Pep Guardiola po kalon një nga periudhat më të mira në Premier Ligë, por tashmë po mendon shumë për sezonin e ardhshëm.

Emri i zgjedhur nga drejtuesit e Man. Siti për të përforcuar repartin ofensiv është ai i Romelu Lukaku, një lider dhe bom ber i vërtetë i Interit të Kontes.

“The Athletic” shkruan për këtë, duke zbuluar se belgu është piketuar si zëvendës i Aguero, kontrata e të cilit skadon në qershor. Argjentinasi është i destinuar të largohet nga “qytetarët” pas dhjetë vitesh.

Ndikimi “shkatërrues” i belgut (tashmë 20 gola në këtë sezon) e ka magjepsur menaxhmentin e Man. Sitit, bashkë me trajnerin Guardiola.

Eksperienca e belgut te “Djajtë e Kuq” nuk do të ishin problem, duke pasur parasysh që Tevez bëri edhe “më keq” atje, para se të bënte kalimin direkt nga “Old Trafford” në “Etihad”.

Alternativa për “Big Rom” do të përfaqësohej nga Danny Ings, një su lmues 28-vjeçar i Southampton, i aftë të shënojë 7 gola dhe të japë 3 asiste në 17 ndeshje të Premier League, luajtur deri më tani.

Postime të ngjashme

Mercedes-AMG paraqet tre vetura garash për nder të “Red Sow”

D V

“Juventusi ka ofruar çfarë kemi kërkuar” – presidenti i Santos konfirmon marrëveshjen me Biankonerët për Kaio Jorgen

D V

Ekipi i xhudos së bashku me kryeministrin Kurti flasin para mijëra qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”

D V

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

D V

Mourinho harron Xhakën, tani shikon nga mesfushori i Bundesligës

D V

“Nuk është zgjidhur ende, por po punojmë në kontratën e re” – Laporta konfirmon se ka ngecje në marrëveshjen e re me Messin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...