Guardiola konfirmon se do të largohet nga Manchester City: Më duhet pushim pas shtatë vitesh këtu

Pep Guardiola dëshiron të pushojë pas shtatë vitesh drejtimi te Manchester City.

 

Trajneri katalanas e pranoi që do të pushojë për një kohë sapo të përfundojë kontrata e tij me klubin anglez, domethënë në vitin 2023.

“Futbolli me kombëtare e ka radhën. Më duhet të bëj një pushim pas shtatë vitesh në Manchester City, më duhet të ndalem dhe të shikoj, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe ndoshta të marr atë rrugë”.

“Unë do të doja të isha trajner në një Kampionat Evropian, një Kupë të Amerikës ose një Kupë Bote”, deklaroi ai.

Guardiola e nisi karrierën te Barcelona B, para se ta marr ekipin e parë, ku fitoi 14 tituj nga 2008 në 2012.

Projekti tjetër ishte në Bayern Munich, midis viteve 2013 dhe 2016.

Që nga viti 2016 ai është në krye të Manchester City.

Guardiola ka fituar 31 trofe në karrierën e tij. 

Related posts

Lazio vazhdon interesimin për Adnan Januzajn

D V

Distria Krasniqi fiton dy ndeshjet e para dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Tokio 2020’, tani ndodhet një fitore larg medaljes olimpike

D V

Laporta: Vazhdoni ta mbështetni ekipin, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More