Guardiola paralajmëron largimin nga Man City – i ‘shkel syrin’ kombëtares së njohur

nga D V

Është një pyetje që zgjat prej muajsh: a do të qëndrojë Pep Guardiola tek Manchester City përtej sezonit 2024/2025, apo do të largohet për një aventurë të re?

Më herët gjatë muajit maj, City kishte fituar titullin e Ligës Premier për herë të katërt radhazi, i 17-ti për ta nën regjimin e Pep Guardiolës.

Por pasi fituan një tjetër trofe, Guardiola kishte dhënë një lajm të madh për të ardhmen e tij.

“Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar për këtë me klubin, ndjenjat e mia janë se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm dhe gjatë sezonit do të bisedojmë, por tetë ose nëntë vite – do të shohim”, ka thënë Guardiola.

Është raportuar gjerësisht se Guardiola mund të marrë drejtimin e një kombëtareje pasi ishte lidhur me Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani, sipas një raportimi nga The Athletic është sugjeruar se Guardiola ‘e pëlqen idenë’ që ta drejtojë Brazilin.

Në fakt, ai ishte ‘zemëruar’ kur Federata e Futbollit e Brazilit ishte distancuar nga raportimet se ata po punojnë për emërimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e Barcelonës.

Guardiola ka qenë i zëshëm për ‘ëndrrën’ e tij për të drejtuar ndonjë kombëtare në të ardhmen.

“Në jetët tona ne kemi ëndrra të cilat do të donim t’i realizonim në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp në vitin 2018.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More