Agjencia Zhurnal.mk

Guardiola tregon si e turpëroi Liverpoolin: E kishin tepruar me birra, lojtarët mund të shënonin edhe më shumë gola

Manchester City i ka bërë korridorin e nderit Liverpoolit, pasi këta të fundit kanë fituar titullin e kampionit për edicionin 2019/2020.

Ka qenë vet trajneri Pep Guardiola që kishte organizuar këtë korridor nderi, por në fushë ai nuk pati fare respekt për kampionët e ri të Anglisë.

City e ka turpëruar Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0, por duke parë ndeshjen ky rezultat ka mundur të jetë shumë më i thellë pasi Citizens dominuan në të gjitha aspektet.

Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola tha se kundërshtari i tyre e kishte tepruar me birra në festën e titullit të kampionit.

“Mendoj se Liverpooli e kanë tepruar me festimin dhe kanë pirë shumë birra së fundmi”.

“Le të themi se në këtë sfidë nuk kishin shumë birrë në trup dhe nuk ia dolën të konkurronin me ne”, tha Guardiola duke qeshur.

Tutje Pep deklaroi se është i lumtur me skuadrën e tij dhe me lojën e treguar, ku kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola.

“Jam i lumtur, luajtëm mirë futboll. Komplimente për skuadrën që mposhtën kampionët, ishim shumë të përqendruar. Krijuam shumë raste dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Kevin De Bruyne, Phil Foden, Raheem Sterling dhe Oxlade Chamberlain me një autogol ishin autorët e golave në triumfin e Cityt. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!