Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Guatemalë, demonstruesit i vënë zjarrin Kongresit në protestë

Një grup protestuesish që protestuan para ndërtesës së Kongresit kundër shkurtimeve të qeverisë për arsim dhe shëndetësi në buxhetin e ri, hynë në ndërtesë dhe i vunë zjarrin njërës prej zyrave.

Protestuesit në Guatemalë i kanë vënë zjarrin Kogresit në një protestë kundër buxhetit të qeverisë për vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup protestuesish që protestuan para ndërtesës së Kongresit kundër shkurtimeve të qeverisë së udhëhequr nga presidenti Alejandro Giammattei për arsim dhe shëndetësi në buxhetin e ri, hynë në ndërtesë dhe i vunë zjarrin njërës prej zyrave.

Pas incidentit, policia shpërndau demonstruesit me shkopinj dhe gaz lotësjellës, ndërsa po ashtu intervenoi në një protestë tjetë të organizuar para Pallatit Presidencial.

Dhjetëra demonstrues u arrestuan nga policia.

Përfaqësuesit e qeverisë e përshkruan incidentin në Kongres si “një akt terrorist”.

Nga ana tjetër, Komisioni Amerikan i të Drejtave të Njeriut e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër demonstruesve” dhe bëri thirrje për një hetim të akteve të vandalizmit në Kongres.

Në një deklaratë, Organizata e Shteteve të Amerikës (OAS) tha se “E drejta për të protestuar duhet të garantohet deri në fund, por askush nuk ka të drejtë për vandalizëm”.

Buxheti Kombëtar i diskutueshëm për vitin 2021 në Guatemalë u miratua me votën e 114 ligjvënësve në parlamentin me 160 anëtarë në një votim javën e kaluar.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...