Futbollistët turq mposhtën Hungarinë në Ligën e Kombeve dhe siguruan mbijetesën në Ligën A dhe gjatë ndeshjes pamë një skenë interesante.
Në ndeshjen e parë, Turqia fitoi 3:1 në shtëpi dhe kur Hakan Çalganoglu shënoi nga penalltia në minutën e 37-të, ishte e qartë se turqit do të luanin Ligën e Kombeve të radhës në Ligën A.
Pas golit 2-0 të shënuar nga Arda Guler, ka ndodhur një skenë interesante.
Lojtari i Real Madridit iu afrua kapitenit të Hungarisë Dominik Szoboszlai dhe i bëri shenjë që ta mbyllte gojën.
Por ylli i Liverpoolit nuk ka reaguar ndaj provokimit në fushë, por pas ndeshjes që turqit e fituan 3:0, ai vendosi t’i dërgojë një mesazh Gulerit në rrjetet sociale.
Szoboszlai e pa foton në profilin e ‘Nemzeti Sport Online’ në Instagram dhe vendosi të shkruante vetëm katër numra.
Mesfushori i Liverpool ka shkruar “1088”, që janë minutat e Gulerit te Reali këtë sezon.
20-vjeçari Guler mbërriti te Reali në verën e vitit 2023 si një nga talentet më të mëdhenj në botë, por ai ka startuar vetëm nëntë herë këtë sezon, gjë që Szoboszlai e përdori si provokim.