Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Guri: Në ditën kur përkujtohet tragjedia, Rama arratiset në Abu Dabi. Fundi i tij do nisë nga Durrësi

Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Elona Guri reagon ashpër ndaj braktisjes së vendit nga ana e kryeministrit Edi Rama i cili ka udhëtuar sot drejt Abu Dhabi-t pikërisht në ditën kur Shqipëria përkujton 56 viktimat e shkaktuara nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

“Kryeministri në largim u arratis sot në Abu Dabi. Sot në ditën kur Durrësi përkujton tragjedinë më të madhe. U arratis për të shijuar luksin që s’i ka munguar kurrë, teksa banorët e Durrësit po kalojnë dimrin e 2-të pa shtëpi e pa asnjë mbështetje.

Shkoi me çarter në Abu Dabi për të kërkuar miliona të tjera ndërkohë që nuk jep asnjë përgjigje e llogari se ku shkuan 1.15 miliardë eurot që mori borxh për rindërtimin.

Këtij kryeministrit më të korruptuar në botë do i vijë fundi më 25 prill. Fundi i tij do nisë nga Durrësi e do shporret nga e gjithë Shqipëria”, deklaron Elona Guri, drejtuese e LSI Durrës.

Postime të ngjashme

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re”, Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

S.B.

Brenda 15 marsit përfundon vaksinimi i mjekëve, pastaj radhën e kanë mësuesit

S.B.

“Gati pasaporta digjitale e vaksinimit”/ Rama: Përgatitje nëse vendet e tjera e vënë kusht udhëtimi

S.B.

Nis vaksinimi i të moshuarve në Durrës/ Brenda marsit përfundon vaksinimi i stafeve mjekësore dhe nis vaksinimi i mësuesve

S.B.

Lista të pastra, Rama fajëson gazetaren: Në Bruksel nuk dëgjova asnjë ultimatum, vetëm vlerësime pozitive

S.B.

Besëlidhja e Lezhës bënë bashkë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...