Gushev: Transformimi digjital, domosdoshmëri

nga Xh M

Transformimi digjital është domosdoshmëri. Sipas profesorit Marjan Gushev është mëse e nevojshme që institucionet të marrin masa urgjente për zbatimin e digjitalizimit sidomos sa i përket shërbimeve ndaj qytetarëve. Eksperti i informatikës në një intervistë për Alsat gjithashtu thekson se vendi duhet t’i kushtojë rëndësi edhe mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Profesor, ideja e formimit të Agjencisë së Digjitalizimit u zëvendësua me formimin e Ministrisë së Digjitalizimit. A është zgjidhje më përkatëse formimi i ministrisë apo megjithatë duhej formuar ajo agjenci për të cilën u përgatit edhe ligj?

Së pari dua të them se transformimi digjital absolutisht është i nevojshëm dhe a do të realizohet me agjenci ose ministri është irelevante nëse ka vullnet nga ana e Qeverisë që kjo të realizohet. Më vjen mirë që kjo qeveri tani i dha përkushtim më të madh duke formuar ministri, megjithatë dua të theksoj se ministri duhet të obligohet vërtetë ta zbatojë transformimin digjital ashtu siç duhet.

Si und të tejkalohet ai aparat shtetëror i burokracisë gjatë dhënies së shërbimeve. Paralelisht me formimin apo krijimin e shërbimeve elektronike a duhet të edukohet edhe shoqëria?

Transformimi digjital si një nga gjërat që janë në botën elektronike nuk nënkupton vetëm dhënien e zgjidhjes teknologjike, teknike apo informatike. Shumëkush mendon që të bëjë softuer, ka serverë dhe ja këtu është. Në këtë kontekst edhe shërbimet që i japin ministritë e sotme, shërbimet ndaj qytetarëve, bizneset etj nuk do të thotë që vetëm të kemi zgjidhje teknike. Qeveria e ka patjetër të ndërmerr hapa të fortë dhe qëndrim të fortë që të gjithë ta zbatojnë të njëjtën. Nëse disa ministri apo ndonjë agjenci ose ndërmarrje publike nëse dikush nga to nuk e zbaton, kjo nënkupton se edhe në ciklin e plotë që gjendet në përpunimin e të dhënave në fakt nuk mund të realizohet dhe këtu hasim probleme thelbësore.

Shumë është me rëndësi të kuptohet çfarë është transformim digjital………. madje edhe kompani të mëdha të llojit si Telekomi apo operatorë celular në Maqedoni, madje edhe bankat që duhet të mbështesin, nuk e kuptojnë procesin në tërësi. Unë jam dëshmitar se të gjithë operatorët telefonik p.sh EVN thotë se kemi shërbim të plotë elektronike, çfarë do të thotë kjo? Ata na dërgojnë faturën si dokument PDF, ne duhet t’i shënojmë të dhënat e njëjtë në bankë që të mund të paguajmë. Jo. Ky s’është transformim digjital, kjo është shndërrim i dokumenteve të rregullta në PDF si fotografi. Përkundrazi, transformimi digjital do të thotë, të gjitha të dhënat të mund të lëvizin mes palëve pa i shënuar apo pa i rinovuar. Ja një shembull me faturën, të gjitha kompanitë thonë se kemi faturë elektronike, dokumenti PDF dhe fatura e skanuar nuk është faturë elektronike, është thjesht dokument i skanuar, nuk është në letër, por është në mënyrë elektronike. Ky s’është transformim digjital.

Për shembull, transformim digjital do të jetë nëse në atë faturë elektronike të ketë kod QR dhe vijmë me telefonin tonë celular, e skanojmë kodin QR dhe në bankë duhet ta vendosim PIN kodin se duhet të paguhet e jo të shënojmë të dhëna, kush jemi e kështu me radhë. Shpresoj se edhe Ministri e ka kuptuar saktësisht se çfarë është transformimi digjital dhe do të përpiqet ta arrijë atë plotësisht siç duhet.

Cilat janë rekomandimet tuaja për përdorimin e platformës së ndërveprimit, duke marrë parasysh se në periudhën e mëparshme nuk është përdorur nga të gjitha institucionet?

Pak më parë thash, zgjidhja teknike nuk do të thotë se do të kemi një transformim të mirë elektronik ose digjital, nuk do të thotë, duhet të mbajë një qëndrim të vendosur të zbatohet platforma përkatëse. E përmenda kaluar nëse një subjekt në ciklin e plotë jetësor të përpunimit të të dhënave nuk përdor platformën e ndërveprueshmërisë, nuk është e përdorshme. Të gjithë duhet, dhe që të gjithë ta përdorin atë, duhet të kemi një vullnet të fortë nga Ministri ose Kryeministri, deri në fund, të gjithë ata që i bëjnë shërbimet. Kështu që zgjidhja teknike në të gjitha shërbimet digjitale, shërbimet elektronike janë vetëm 10 deri në 20 për qind e shërbimit. 80% është vullneti i fortë i eprorëve dhe zbatimi i punonjësve.

Në çfarë niveli është sistemi ynë i sigurisë kibernetike, duke pasur parasysh se në vendin tonë në periudhën e mëparshme, në shumë institucione kanë pasur depërtim në sistemet e tyre?

Siguria kibernetike ose mbrojtja nga sulmet kibernetike, në fakt është një temë e madhe të cilës duhet t’i kushtohet shumë vëmendje. E kanë arritur disa subjekte në Maqedoni në një nivel të kënaqshëm. Disa prej tyre nuk e kanë, dëshmitarë jemi për faktin se në disa ministri kishte depërtime në sistem. Fatmirësisht, ofruesit e mëdhenj të shërbimeve nuk janë depërtuar dhe kanë mbrojtje të mirë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të monitorojmë trendet në baza ditore, dhe të kontrollojmë se në çfarë mbrojtjeje jemi. Nëse jemi mirë sot, kjo nuk do të thotë se për 1-2 javë do të jemi mirë, duhet të monitorojmë dhe ndjekim vazhdimisht procesin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More