Agjencia Zhurnal.mk

Guterres uron myslimanët: Ky me siguri do të jetë një Ramazan shumë ndryshe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antenio Guterres me rastin e muajit të Ramazanit publikoi një mesazh për komunitetin mysliman në mbarë botën, transmeton Anadolu.

“Ua paraqes dëshirat e mia më të sinqerta miliona muslimanëve anembanë botës derisa fillon muaji i shenjtë i Ramazanit”, shkroi Guterres në mesazhin e tij.

“Ky me siguri do të jetë një Ramazan shumë ndryshe. Shumë aktivitete kolektive do të ndikohen natyrisht nga masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë COVID-19”, shtoi ai.

Kreu i OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se shumë njerëz në muajin e Ramazanit janë duke hyrë nën hijen e luftës. Duke rikujtuar ajetet e paqes në Kur’an, ai bëri thirrje për një armëpushim global dhe theksoi se lufta duhet të kryhet kundër virusit, armikut të përbashkët të njerëzimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...