Agjencia Zhurnal.mk

Guvernatori i Kalifornisë: Vlerësohet se do të kemi më shumë se 25 milionë të infektuar

Kalifornia, shteti federal i SHBA me më së shumti njerëz, ka urdhëruar që gati 40 milionë njerëz të mbyllen nëpër shtëpi të tyre në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit.

Urdhëri i guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom paraqet kufizimin e parë obligues në tërë një shtet federal në SHBA me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë.

Urdhëri, i cili mbetet në fuqi deri në lajmërimin e ardhshëm, vjen një ditë pas parashikimit të Newsom-it se mund të infektohet më shumë se gjysma e banorëve të Kalifornisë.

“Vlerësimet janë se rreth 56 për qind të popullatës sonë, gjegjësisht rreth 25 milionë e gjysmë të njerëzve mund të infektohen gjatë tetë javëve të ardhshme”, pretendohet në letrën e guvernatorit të dërguar presidentit Trump, në të cilën ai kërkon ndihmë mjekësore, transmeton CNN.

Deri tani në Kaliforni kanë vdekur 19 persona, derisa më shumë se 900 janë të infektuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...