Agjencia Zhurnal.mk

Guvernatorja e Tokios me dorë të hekurt: Baret dhe restorantet të mbyllen më herët

Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike u bëri thirrje sot restoranteve, bareve dhe lokaleve karaoke në kryeqytetin japonez që të mbyllen më herët në mbrëmje, në përpjekje për të frenuar pandeminë e COVID-19, që po rifiton terren në vend.

“Ekspertët besojnë se situata në metropol është më serioze se më parë”, tha Koike.

“Nëse situata do të përkeqësohej më tej, Tokio do të duhet të konsiderojë mundësinë e vendosjes së një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin”, shtoi ajo.

Bashkia do të kërkojë që bizneset që shërbejnë alkool dhe lokalet e karaokes të mbyllen në orën 22:00, duke filluar nga 3 gushti dhe deri në fund të muajit.

Sidoqoftë, aplikimi i këtyre orëve të kufizuara nuk është i detyrueshëm dhe ata që refuzojnë t’i zbatojnë nuk do të ndëshkohen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...