Erling Haaland thuhet se ka nënshkruar kontratë nëntë vjeçare e gjysmë me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2034.
Sipas mediumit The Athletic, City ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin 24-vjeçar duke nënshkruar kushte të reja në kontratë.
Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2022 dhe nën urdhrat e Pep Guardiolas u bë njëri nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë.